Kolo Toure kapiteni i ri i Cityt

dardanmiftari | Wednesday, September 09, 2009 | 0 Komente

Trajneri Mark Hughes ka vazhduar të modelojë Manchester Cityn sipas dëshirës së tij, duke deklaruar se nënshkrimi i verës, Kolo toure, do të jetë kapiteni i përhershëm i ekipit.
Pas largimit të ish-kapitenit Richard Dunne në drejtim të Aston Villas në fund të afatit kalimtar, shiriti i kapitenit do të mbetet në krahun e Toure.“Ai i ka të gjitha cilësitë që nevojiten për të qenë një kapiten i mirë, entuziazëm të madh për lojën dhe është i këndshëm dhe i zëshëm në dhomën e zhveshjeve dhe para, gjatë dhe pas ndeshjes. Dhe ai dëshiron ta çojë klubin përpara”, ka thënë Hughes.Ish-lojtari i Arsenalit pritet ta udhëheqë ekipin e ri kundër ish-klubit të tij gjatë të shtunës dhe do të tentojë të shpaguajë besimin e Hughes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...