Çekia demolon San Marinon

dardanmiftari | Wednesday, September 09, 2009 | 0 Komente

Milan Baros shënoi katër gola kundër San Marinos. Përfaqësuesja e Republikës Çeke ka shënuar fitore të lartë prej 7-0 ndaj San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për Grupin e Tretë për kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Sulmuesi i Galatasarayt, Milan Baros, ka shënuar katër gola në këtë ndeshje, ndërsa ‘hat-trickun’ e arriti që në pjesën e parë. Vaclav Sverkos ishte lojtari tjetër çek që shënoi dy gola, ndërkohë një gol e shënoi Tomas Necid. Me këtë fitore, Republika Çeke mban gjallë ëndrrën për të siguruar vizën për në Afrikën e Jugut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...