Nuhiu mposht shpresat e Shqipërisë

dardanmiftari | Wednesday, September 09, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet për kombëtaren e Austrisë, Atdhe Nuhiu, ka shënuar dy gola për t’i dhënë fitoren 3-1 kësaj kombëtareje në ndeshjen si vendas përballë shpresave të Shqipërisë.
Austriakët kaluan në epërsi të dyfishtë pas vetëm pesë minutash, ndërsa e trefishuan atë që në pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për kampionatin evropian U21, Euro 2011. 20-vjeçari nga Prishtina, Atdhe Nuhiu, solli avantazhin e parë për vendasit që në minutën e tretë, ndërsa atë e dyfishoi Andreas Weimann pas vetëm dy minutash tjera. Shumë shpejt erdhi edhe goli i dytë i kosovarit Nuhiu, i cili trefishoi rezultatin në minutën e 13-të të lojës. E gjithë çfarë arritën të rinjtë kuqezi ishte ngushtimi i rezultatit në 3-1 me anë të mesfushorit Odise Roshi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...