Ftohet në Turqi Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll

dardanmiftari | Thursday, September 03, 2009 | 0 Komente

Të mërkurën, Federata e Hendbollit e Kosovës ka marrë ftesë zyrtare nga Federata turke e hendbollit për zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore nga data 29 tetor deri më 1 nëntor të këtij viti, në kuadër të javës së EHF-së (European Handball Federation).
Veç Kosovës, në këtë turne janë ftuar edhe përfaqësueset e Egjiptit, Bosnjë e Hercegovinës, Greqisë dhe Italisë. Pas konfirmimit të pjesëmarrjes së përfaqësueseve, do të caktohet vendi i zhvillimit të ndeshjeve si dhe numri i përfaqësueseve, varësisht nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...