Trepça shijon humbjen, Flamurtari lider

dardanmiftari | Thursday, September 03, 2009 | 0 Komente

Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në Gjakovë, ekipi i Trepçës ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Raiffeisen Superliga, e cila i ka kushtuar me pozitën e parë në tabelë.

Trepça është mposhtur me rezultat minimal prej 1-0 nga Vëllaznimi, ndërkohë me fitoren e shënuar kundër Besës, Flamurtari është ngjitur në krye të tabelës.

Desaret Dervishi dhe Malësor Gjonbalaj ia siguruan dy golat Flamurtarit, ndërkohë që golin e vetëm për Besën e shënoi Mensur Duraku nga pika e bardhë.

Një ndeshje për t’u përmendur ishte edhe ajo ndërmjet KEK-ut dhe Drenicës, e cila përfundoi me rezultat 6-0 në favor të KEK-ut.


Rezultatet e javës së katërt të Raiffeisen Superligës së Kosovës:


Vëllaznimi-Trepça 1:0
Kosova (V)-Hysi 1:0
Ferizaj-Prishtina 1:0
KEK-u-Drenica 6:0
Flamurtari-Besa 2:1
Liria-Gjilani (të enjten)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...