Quagliarella: Është ëndërr të luaj për Napolin
Sulmuesi i Napolit, Fabio Quagliarella, është duke jetuar ëndrrën në Campania, pasi ka zbuluar se është kënaqësi e veçantë të luajë për klubin e qytetit të tij të lindjes.
Italiani iu bashkua Napolit nga Udinese gjatë kësaj vere dhe shpejt e stabilizoi veten si hero i ri i ekipit.“Ajo që ndodh me mua për momentin është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur. Nuk e di si ta përshkruaj këtë moment, por është si një ëndërr e cila po realizohet”, ka thënë Quagliarella.Sulmuesi po ashtu beson se mikpritja e ngrohtë që ai merr gjatë ndeshje, ia lehtëson atij lojën.
Category: Futboll

















0 Komente