Iaquinta i kënaqur me golin, por jo me rezultatin

dardanmiftari | Wednesday, September 16, 2009 | 0 Komente

Vincenzo Iaquinta thotë se si është i kënaqur që ka shënuar në barazimin 1-1 të Juventusit në takimin e Ligës së Kampionëve përballë Bordeaux.
“Jam shumë i kënaqur, jam mirë dhe t’ia dal mirë gjithmonë është e rëndësishme për ekipin, por sot dëshiruam të fitojmë”, ka thënë Iaquinta. “Tash udhëheqim në kampionat, dhe kjo nuk duhet të na ndalojë. Liga e Kampionëve është një gjë tjetër e rëndësishme, ku të gjithë ekipet janë shumë të fuqishme dhe nuk ka ndeshje të lehta. Larg shtëpisë gjithmonë japim maksimumin”, ka shtuar sulmuesi italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...