Wenger i kënaqur që ka në dispozicion Eduardon

dardanmiftari | Wednesday, September 16, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer që ai mund të llogaritë në Eduardon në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve kundër Standard Liege.
Eduardo fillimisht u dënua me dy ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve për shkak të ‘mashtrimit’ për të fituar penaltinë në ndeshjen kualifikuese për këtë garë ndaj Celtic, por ankesa e tij gjeti mirëkuptim dhe UEFA hoqi ndëshkimin ndaj tij. “Jam shumë i lumtur që e kemi sërish Eduardon, pasi kemi shumë lojtarë ofensiv të cilët janë jashtë fushe. Kemi Andrey Arshavin, Theo Walcott, Samir Nasri dhe sigurisht Van Persie”, ka thënë Wenger. “Nëse Eduardo do t’u shtohej atyre, do të ishin shumë sulmues jashtë fushe. Kjo është arsyeja se pse jam i lumtur që ai është në dispozicion. Ishte një befasi e mirë, mund të them”, ka shtuar francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...