Inzaghi i pakënaqur me mosaktivizimin

dardanmiftari | Tuesday, September 15, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi legjendar i Milanit, Pippo Inzaghi, thotë se ai është i pakënaqur me mosaktivizimin e tij këtë sezon, por do ta respektojë vendimin e trajnerit.
“Nuk më pëlqen të qëndroj në stol, sigurisht. Por Leonardo ka qenë i qartë dhe ka shpjeguar vendimin. Nuk mund ta rrezikoj ekipin për dëshirë timen”, ka thënë Inzaghi. “Jemi duke kaluar momente jo të këndshme, na mungon vetëbesimi dhe vetëm rezultatet e mira do të na shtyjnë përpara”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...