Messi dëshiron Topin e Artë

dardanmiftari | Tuesday, September 15, 2009 | 0 Komente

Lionel Messi ka pranuar se ka dëshirë që ta fitojë Topin e Artë. Dy vitet e fundit argjentinasi ka qenë në top-tre lojtarët më të mirë në botë, ndërsa shanset janë të mëdha që këtë vit ta fitojë Topin e Artë.
“Do të dëshiroja ta fitoj Topin e Artë. Mendoj se secili lojtar i Barcës meriton një çmim të tillë këtë sezon”.“Unë kam një pozitë të mirë, sepse para dy vitesh përfundova i treti, vitin e kaluar i dyti, ndërsa këtë vit shpresoj të jem i pari”, ka thënë Messi për L'Equipe TV.Për t’ia arritur qëllimit të tij, Messi duhet të shfaqë performancë të mirë edhe në pjesën e parë të këtij sezoni, ashtu që suksesi i tij të përmblidhet për gjithë vitin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...