Terry: Është koha ta fitojmë Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Tuesday, September 15, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Terry, shpreson se blutë përfundimisht do të mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.
John Terry kujton momentet e vështira në karrierë me Chelsean, kur nuk mundi të arrijë te trofeu i madh. Në vitin 2008 pikërisht penaltia e tij e humbur u kushtoi bluve me humbje nga Mancheter United. “Gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën janë ende shumë të dhimbshme. Veçanërisht e rëndësishme ishte ajo që e ruajtëm tërësinë e ekipit. Përjetuam disa momente jo të këndshme së bashku. Kuptohet, kishte edhe momente të mira, por të këqijat mbeten me ne gjithmonë. Këtë dëshirojmë ta ndryshojmë dhe ta çojmë në drejtimin e duhur”, ka thënë Terry. Carlo Ancelotti ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve me Milanin, dhe Terry mendon se kualiteti i italianit do të ndjehet edhe në Chelsea. “Nëse shikoni te Milani i tij në vitet e kaluara, do të shihni se ishin shumë të organizuar. Të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë në fushë dhe këtë e bëjnë në mënyrën e duhur”, ka shtuar anglezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...