Robben: Kam mundur t’i bashkohem Barcelonës
Përforcimi i ri i Bayern Munichut, Arjen Robben, thotë se për të ka qenë e interesuar edhe Barcelona, para se ai të largohet nga Real Madrid.
Robben ka kuptuar se rivaliteti me Barcelonën i ish-klubit të tij, do ta kishte bërë transferimin e tij në Camp Nou ‘të pamundur’.“Kishte edhe interesim nga Barcelona, por mendoj se ishte e pamundur të shkoj atje. Por ky nuk është problem i im dhe fakt është se jam i ngazëllyer që kam nënshkruar me Bayern Munich”, ka thënë Robben.
Category: Futboll

















0 Komente