Capello lavdëron akademinë e Arsenalit
Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, e ka përshkruar punën e akademisë së Arsenalit si të ‘mrekullueshme’.
“Jam shumë me fat, pasi kam pasur mundësinë për të shikuar në akademinë e Arsenalit ku ekipi anglez stërvitet dhe puna e tyre është tmerrësisht e mirë”, ka thënë Capello.“Është shumë e rëndësishme për akademitë tjera angleze. Jam shumë i interesuar në akademitë e klubeve angleze, por ata duket se po funksionojnë shumë mirë. Jam shumë, shumë i kënaqur për të ardhmen e Anglisë dhe mendoj se do të bëhet edhe më e mirë”, ka shtuar strategu italian.
Category: Futboll

















0 Komente