Safin i jep fund karrierës me humbje

dardanmiftari | Friday, September 04, 2009 | 0 Komente

Ish-tenisti numër një në botë, Marat Safin, i ka dhënë fund karrierës së tij në US Open, duke u thyer nga austriaku Jurgen Melzes në Louis Armstrong Stadium.
29-vjeçari rus, fitues i dyfishtë i titujve Grand Slam, humbi në katër sete ndaj austriakut; edhe pse doli fitues bindës në të parin, ai humbi tre setet e radhës (1-6, 6-4, 6-3, 6-4). “Është Okey. Ky është fundi. Ishte ndeshja e fundit në karrierë. Mund të kishte qenë një fund më i mirë, por përsëri është okey. Shoh më tej pas karrierës time, andaj nuk kam pendime. Nuk shqetësohem më për humbjet”, ka thënë Safin, i cili fitoi US Open në vitin 2000 dhe Australian Open në vitin 2005.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...