Ronaldo: E kam ditur se golat do të vijnë

dardanmiftari | Wednesday, September 16, 2009 | 0 Komente

Njëshi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është më se i kënaqur me dy golat e shënuar në fitoren 5-2 ndaj Zurichut.
“E dija se golat do të vinin, andaj isha shumë i qetë. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë në ndeshjen e parë dhe të fillojmë mirë në Evropë, dhe e kemi arritur këtë”, ka thënë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. “Ekipi funksionoi shumë mirë dhe jam i lumtur me rezultatin. Në pjesën e dytë u qetësuam dhe bëmë atë që nuk mund ta përsërisim në të ardhmen. Thonë se ne jemi favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve, por duhet të shkojmë dalëngadalë”, ka shtuar portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...