Wenger: Adebayor meriton të ndëshkohet

dardanmiftari | Wednesday, September 16, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Cityt, Mark Hughes, dhe ai i Arsenalit, Arsene Wenger Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka kritikuar kolegun e tij të Manchester Cityt, Mark Hughes, për mënyrën e reagimit të tij ndaj goditjes së Emmanuel Adebayor në Robin van Persien.
FA ka akuzuar ish-sulmuesin e Arsenalit, Adebayor, me tre ndeshje mos-lojë për sjellje të dhunshme dhe City ka kohë deri sot në mbrëmje të bëjë ankesë në lidhje me këtë vendim, por Wenger është i befasuar nga ngurrimin e Hughes për të qortuar sjelljen e Adebayor. “E pashë kur erdha në shtëpi dhe vërtet dukej keq. Pyesni 100 njerëz, dhe 99 do të thuan se ishte keq dhe i njëqindti do të jetë Mark Hughes. Mendimi im është se Adebayor meriton të ndëshkohet për atë që bëri”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...