Alves i qetë pas barazimit ndaj Valencias

dardanmiftari | Sunday, October 18, 2009 | 0 Komente

Daniel Alves thotë se nuk ka hapësirë për shqetësim në Barcelona, pavarësisht barazimit të mbrëmshëm pa gola ndaj Valencias.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne u përpoqëm. Mendoj se shanset tona ishin më të pastra, por nuk arritëm t’i përfundojmë. E dinim se ishte një stadium i vështirë për të luajtur”, ka thënë braziliani.

Rreth ndeshjes së mbrëmshme ka komentuar edhe Pedro, i cili ishte pjesë e sulmit të blaugranëve dhe dështoi të shënoi edhe nga një rast i shkëlqyeshëm.

“Valencia ka qenë shumë e fuqishme. Xavi më dha një pasim të mirë dhe e pashë golin dhe vendosa të godas. Pashë edhe Keita në krah timin. Vërtet është turp që nuk shënova...”, ka shtuar Pedro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...