Buffon: Humbëm shumë raste kundër Fiorentinës

dardanmiftari | Sunday, October 18, 2009 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka komentuar barazimin 1-1 ndaj Fiorentinës, duke thënë se goli i hershëm i shënuar nga mysafirët prishi planin e lojës së biankonerëve.
Me pikën e fituar Juventusi mbetet katër pikë prapa liderit dhe kampionit në fuqi të Serie A, Interit, që dje shënoi fitore të thellë prej 5-0 ndaj Genoas.

“Pjesa e parë ishte një prej më të mirave që kemi luajtur në Torino. Nëse do të kishim marrë ne avantazhin të parët, do të kishim një lojë tjetër. Në pjesën e dytë Fiorentina luajti më mirë dhe barazimi ishte rezultat i drejtë”, ka thënë Buffon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...