Bogdani shënon në humbjen e Chievos
Chievo ka pësuar humbje si vendas përballë Barit në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Stadio Bentegodi.
Me gjithë humbjen e skuadrës së tij, sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani ka shënuar gol në portën kundërshtare. Bogdani u inkuadrua në fushë në minutën e 63-të, ndërsa në minutën e 82-të ai ngushtoi epërsinë në 2-1. Megjithatë, goli i tij nuk arriti ta shpëtonte skuadrën e tij nga humbja.
Category: Futboll

















0 Komente