Sampdoria barazon me Lazion
Lazio ka nxjerrë një pikë në takimin përballë Sampdorias në fushë vendore, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Serinë e golave të kësaj ndeshjeje e filloi Sampdoria, përkatësisht Giampaolo Pazzini në minutën e 40-të.
Mirëpo, epërsia e mysafirëve zgjati vetëm dy minuta, pasi që Francelino Matuzalem arriti që ta barazojë rezultatin në 1-1, dhe ky ishte rezultati final i kësaj ndeshjeje.
Në minutën e 55-të, Marco Padalino u ndëshkua me karton të kuq, pas kartonit të dytë të verdhë, dhe kështu Sampdoria mbeti me një lojtar më pak në fushë. Mirëpo, në minutën e 73-të sërish ekuilibrohet numri i lojtarëve në fushë, pasi Baronio u ndëshkua me karton të kuq, pas kartonit të dytë të verdhë./sportisot/
Category: Futboll

















0 Komente