Galliani pohon arritjen e Beckham në janar
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është i bindur se do të sigurojnë shërbimet e mesfushorit anglez David Beckham në afatin kalimtar të janarit.
“Ekziston një mundësi e madhe që Beckham të vijë te Milani në formë huazimi (nga janari) deri më 30 qershor, mirëpo asgjë nuk është e sigurt deri kur ta kemi nënshkrimin”, tha Galliani. Beckham aktualisht luan për LA Galaxy, dhe ai vazhdimisht ka thënë se Rossonerët janë prioritet për të nga muaji janar.
Category: Futboll
0 Komente