Gilla përmbys rezultatin e Qipros
Kampioni i botës në fuqi, Italia, ka shënuar fitore prej 3-2 përballë Qipros, duke përmbysur rezultat në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Tardini të Parmës, mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë me golat e Yannis Okkas (12’) dhe Chrysostomous Michail (48’). Mirëpo, Azzurët arritën të fitojnë ndeshjen falë heroit të mbrëmjes Alberto Gilardino i cili shënoi het-trik (77’, 80’ dhe 90’+1) për t’ia siguruar fitoren Italisë tashmë të kualifikuar. Het-trik në Grupin 8 ka shënuar edhe sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, në fitoren e Bullgarisë prej 6-2 përballë Gjeorgjisë. Nga ky grup drejtpërsëdrejti kualifikohet Italia, ndërsa Irlanda do të zhvillojë ndeshjet e ‘play-off’-it për të kërkuar një vend në Kampionatin Botëror 2010.
Category: Futboll
0 Komente