Leonardo ka edhe dy ndeshje në dispozicion
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka në dispozicion edhe dy ndeshje për të ndryshuar diçka te Rossonerët.
Sipas “Il Corriere Dello Sport”, brazilianit i është dhënë ultimatum që të kthejë gjithçka në favor të klubit në dy ndeshjet e radhës, përndryshe ai do të shkarkohet. Dy ndeshjet e radhës janë shumë më të vështira për Rossonerët sesa takimet paraprake, duke qenë se Milani do të luajë kundër Romës (në Serie A) dhe kundër Real Madridit (në Ligën e Kampionëve). Prandaj, shumë lehtë mund të ndodhë që Leonardo t’i japë fund punës së tij si trajner i Milanit, pas një fushate të dështuar.
Category: Futboll
0 Komente