Nesta: Do të kthehemi

dardanmiftari | Monday, October 05, 2009 | 0 Komente

Milani vazhdoi me formën e dobët edhe këtë javë, ndërsa mbrojtësi Alessandro Nesta thotë se Rossonerët e kanë humbur hapin dhe duhet ta përmirësojnë këtë gjendje.
“Fatkeqësisht, po kalojmë nëpër një moment të keq, sepse secila ndeshje është e komplikuar”. “Kemi humbur paksa hapin dhe duhet të përmirësohemi. Në fund të ndeshjes, e gjithë skuadra shkoi në sulm për të gjetur golin, ndërsa Atalanta u mbyll në gjashtëmbëdhjetë metërshin e vet. Kemi mundur ta fitojmë ndeshjen, por fatkeqësisht nuk shkoi siç duhet”. “Personalisht jam i lumtur që i jam kthyer lojës, ndjehem i fortë dhe për mua është befasi që po luaj në këtë nivel”, ka thënë Nesta për Milan Channel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...