Sensi lëvdon Tottin dhe Ranierin
Presidentja e Romës, Rosella Sensi, është shprehur shumë e kënaqur me fitoren kundër Napolit duke lëvduar kapitenin Francesco Totti, i cili shënoi dy gola dhe trajnerin Claudio Ranieri, i cili që nga marrja e timonit të Giallorosëve e ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës.
“Totti e di se çfarë mendoj unë për të. Unë i lë tjerët të diskutojnë dhe unë e gjykoj”. “Ranieri më pëlqen shumë si trajner. Është konkret dhe diskret. Më pëlqen puna që ka bërë deri më tani këtë sezon”, ka thënë Sensi për TuttoNapoli.net.
Category: Futboll

















0 Komente