Pas Argjentinës, Bolivia mposht edhe Brazilin

dardanmiftari | Monday, October 12, 2009 | 0 Komente

Marcelo Martins (djathtas) feston me trajnerin Erwin Sanchez. Brazili është mposhtur nga Bolivia në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010.
Selecao e ka siguruar kualifikimin, ndërsa Bolivia nuk ka asnjë shans për të shkuar në Afrikën e Jugut, ashtu që kjo përballje u zhvillua vetëm për prestigj. Kështu, pasi kishte turpëruar Argjentinën me rezultat 6-1, Bolivia arriti të mposhtë edhe një gjigant tjetër të futbollit. Vendasit fituan me rezultat prej 2-1, me golat e shënuar nga Edgar Olivares (10’) dhe Marcelo Martins (31’), ndërsa për Brazilin shënoi Nilmar (70’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...