Ronaldo së paku dy javë jashtë fushe
Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Portugalisë kundër Maltës, duke qenë se ka pësuar një lëndim i cili do ta mbajë jashtë fushe së paku dy javë.
Superylli i Real Madridit sapo u rikuperua nga një problem me nyje për të luajtur kundër Hungarisë, mirëpo ai u zëvendësua pas vetëm 26 minutash lojë.Pas ekzaminimeve mjekësore, u vërejt se lëndimi është paksa më serioz sesa u mendua fillimisht, ashtu që nuk do të mund të luajë së paku dy javë.
Category: Futboll
0 Komente