Amauri dënohet me një ndeshje moslojë
Sulmuesi i Juventusit, Amauri, do të mungojë një ndeshje në Serie A, si pasojë e kartonit të kuq që mori në takimin kundër Napolit.
U duk sikur braziliani goditi portierin Morgan De Sanctis në ndeshjen e të shtunës të cilën Juve e pësoi me rezultat 3-2, ashtu që gjyqtari reagoi menjëherë duke e përjashtuar me karton të kuq. Mirëpo, pas shikimit të xhirimeve u pa që Amauri nuk e ka goditur portierin, por sido që të jetë Gjykatësi italian i sportit, Giampaolo Tosel, ka vendosur ta dënojë me një ndeshje moslojë, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjen kundër Atalantas në vikendin e ardhshëm.
Category: Futboll
0 Komente