Beckham para Ronaldos në shitjen e fanellave
Lojtari më i shtrenjtë në botë, Cristiano Ronaldo, duket se nuk po arrin ta shpaguajë veten te Reali i Madridit, pasi përveç që nuk arrin ta ndihmojë ekipin fizikisht për shkak të lëndimit, edhe shitja e fanellave të klubit nuk është e kënaqshme.
Pavarësisht përforcimeve të mëdha të verës si Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Karim Benzema, të cilët tash lëvizin me ngjyrat e Realit, shitja e fanellave ka rënie në krahasim me atë të vitit 2003. Në vitin 2003, yjet si David Beckham, Ronaldo brazilian, Zinedine Zidane dhe Louis Figo, kishin çuar në kulmin e shitjeve të veshjeve të klubit. Sipas Bloomberg, këtë vit shitjet e fanellave të Realit kanë një rënie për 25% krahasuar me vitin 2003.
Category: Futboll
0 Komente