Rooney: Anglia shumë e ngadalshme

dardanmiftari | Monday, November 16, 2009 | 0 Komente

Kapiteni ‘i ri’ i Anglisë, sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ata ishin shumë të përgjumur të humbjen e të shtunës kundër Brazilit.
Rooney doli në fushë në rolin e kapitenit në mungesë të të lënduarit John Terry, por ka paralajmëruar bashkëlojtarët se duhet të jenë më të shpejtë në të ardhmen. “Sigurisht është një ndjenjë e shkëlqyeshme të jesh kapiten i vendit tuaj. Jam shumë krenar dhe ishte një mbrëmje e mirë për mua, por zhgënjyese për ekipin”. “Filluam vërtet shumë ngadalë në pjesën e dytë dhe madje pasi ata shënuan, ne filluam përsëri ngadalë. Nuk mund të lejoni ta bëni këtë kundër një kundërshtari si Brazili, pasi ata ju ndëshkojnë”, ka thënë Rooney.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...