Berlusconi mohon se Abramovich është i interesuar për Milanin

dardanmiftari | Wednesday, November 04, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka qeshur me spekulimet se ai është në bisedime me Roman Abramovich për të shitur klubin.
Berlusconi deklaroi dje se ai është i gatshëm të shesë ekipin për një çmim të duhur.I pyetur nëse mendonte t’ia japë klubin pronarit të Chelseat, Berlusconi është përgjigjur: “Jo, vërtet besoj se Chelsea është mjaft për të dhe ai do të qëndrojë me të”.“Për një dashuri (si Milani) nuk ka shifra për të cilat ia vlen të sakrifikosh. Vetëm ndonjë shumë i përkushtuar mund të triumfojë”, ka shtuar kryeministri italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...