Berlusconi: Nuk e shes Milanin për asnjë shifër

dardanmiftari | Tuesday, November 03, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk e ka në plan të shesë klubin e tij.
Kompania e Berlusconit, “Fininvest”, kohë më parë kishte dalë me një deklaratë për të mohuar spekulimet se Milani do t’i shitej një kompanie libaneze, apo manjatit shqiptar Rezart Taçi, që po ashtu është i gatshëm të investojë te klubi kuqezi. Ndërsa tani, veti presidenti i klubit, i cili është pronar i Milanit që nga viti 1986, thotë se asnjë shumë parash nuk mund ta bindë që ta shesë klubin tij. “Për dikë, i cili është i dashuruar, asnjë shifër nuk ia vlen sakrificës. Vetëm vullneti i mirë i të dashuruarit mund të triumfojë”. “Sakrifikimin e Milanit do ta bëja vetëm atëherë nëse ekziston dikush që mund të jetë më i vlefshëm se unë ndaj klubit. Deri më tani askush nuk ka ardhur me kualitetet e duhura”, ka thënë Berlusconi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...