Del Piero kërkon nga Lippi ta ftojë në përfaqësuese
Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka kërkuar nga trajneri i Italisë, Marcello Lippi, që ta përfshijë në skuadrën e Italisë që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.
“Unë në Afrikën e Jugut? Unë kam qenë atje, por do të më pëlqente të shkoja sërish”.“Me qenë se kam qenë pjesë e përfaqësueses së Italisë, ende mendoj se jam në skuadër”, ka thënë 35-vjeçari për Il Corriere Dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente