Edhe Renault mund të largohet nga F1
Renault ka konfirmuar se skuadra është duke menduar të largohet nga Formula 1 dhe se nëse do të qëndrojë apo jo në këtë sport do të vendosë në fund të vitit.
“Do të duhet të jeni të durueshëm. Ne do të bëjmë të ditur pjesëmarrjen tonë në Formula 1 para fundit të vitit”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Renault, Carlos Ghosn.Toyota dje zbuloi se është larguar nga sporti, vetëm një vit pasi rivali tjetër japonez Honda hoqi dorë nga po ky sport dhe vetëm disa dita pasi BMW zhvilloi garën e fundit.
Category: Formula 1
0 Komente