Franca kualifikohet pas vazhdimeve

dardanmiftari | Thursday, November 19, 2009 | 0 Komente

Festa e francezëve pas golit të Gallas. Franca ka arritur të sigurojë një vend në Kampionatin e ardhshëm Botëror duke barazuar përballë Irlandës në Stade de France të Parisit me rezultat 1-1.
Në ndeshjen e parë, Les Bleus fituan me rezultat minimal si mysafirë të Irlandës në Croke Park, dhe dukej se do ta kishin shumë lehtë në ndeshjen e kthimit pasi luanin si vendas. Mirëpo nuk ndodhi ashtu. Mysafirët krijuan avantazh në minutën e 33-të me anë të Robbie Keane dhe e mbajtën këtë epërsi deri në fund të kohës së rregullt, prandaj u deshën vazhdimet për t’u caktuar se kusht do të shkonte në Botëror. Në vazhdime, Franca u tregua më efikase duke shënuar me anë të William Gallas (103’), i cili pranoi një top nga 'dora' e Thierry Henry për ta barazuar rezultatin.
Ky gol ishte i mjaftueshëm që Franca të kualifikohej në Kampionatin Botëror 2010 që zhvillohen verën që vjen në Afrikën e Jugut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...