Sllovenia lë Rusinë në shtëpi

dardanmiftari | Thursday, November 19, 2009 | 0 Komente

Festa e sllovenëve pas golit të Dedic. Përfaqësuesja e Sllovenisë ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror 2010, falë golit të shënuar në terren mysafir në ndeshjen e parë të barashit kundër Rusisë.
Në përballjen e parë, të zhvilluar në Luzhniki Stadium të Moskës, Rusia fitoi me rezultat prej 2-1, ndërsa në ndeshjen kthyese, sllovenët shënuan fitore prej 1-0 për të qenë pjesë e skuadrave pjesëmarrëse në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Njeriu që dërgoi Slloveninë në Afrikën e Jugut ishte Zlatko Dedic, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 44. Duhet përmendur se nga minuta e 67-të, rusët luajtën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Aleksandr Kerzhakov me karton të kuq. Ndërsa në fund të ndeshjes (90’) edhe Yuri Zhirkov u përjashtua nga ndeshja.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...