Kuyt kërkon hakmarrje ndaj Lyonit
Sulmuesi Liverpoolit, Dirk Kuyt, kërkon hakmarrje ndaj Lyonit në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Dy javë më parë, Olympique Lyonnais i mposhti Të Kuqtë në Anfield, ndërsa holandezi kërkon që skuadra e tij të hakmerret sonte kur luan si mysafir i francezëve. “A dëshirojmë hakmarrje? Kuptohet që duam hakmarrje. Ndeshja jonë e radhës do të luhet atje dhe ne padyshim që dëshirojmë fitore”, ka thënë Kuyt për The Daily Star. Liverpooli ka vetëm tri pikë në Grupin E, ndërsa me humbje eventuale nga Lyoni thuajse do të përshëndetej nga gara e mëtutjeshme nëse Fiorentina mposht Debrecenin.
Category: Futboll
0 Komente