Toyota tërhiqet nga Formula 1
Toyota është tërhequr nga Formula 1, duke e lënë Japoninë pa asnjë skuderi në garën më prestigjioze automobilistike.
Presidenti i kompanisë, Akio Toyoda, ka konfirmuar tërheqjen, ndërkohë që kërkuar falje që skuadra e tij dështoi të regjistronte një fitore të vetme që nga viti 2002 kur i është bashkëngjitur Formula 1, përkundër investimeve vjetore prej 300 milionë eurosh. “Ky ishte një vendim i vështirë, por i pashmangshëm. Që nga viti i kaluar, me përkeqësimin e klimës ekonomike, kemi pasur probleme me çështjen nëse do të vazhdojmë në F1”. “Po tërhiqemi nga Formula 1 tërësisht. Kërkoj falje ndaj tifozëve të Toyotas që nuk ishim në gjendje të arrinim rezultatet që i kemi planifikuar”, ka thënë Toyoda.
Category: Formula 1
0 Komente