Mourinho: Nuk do të largohem nga Inter
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka mohuar spekulimet se do të braktisë zikaltrit dhe për t’u rikthyer në Ligën Premier, duke u shprehur i inatosur me shtypin anglez.
Mourinho është cituar nga The Times duke thënë se është i gatshëm të bëjë një hap përpara në karrierën e tij, ndërsa mediat britanike sugjeruan se portugezi planifikon ta zë vendin e Sir Alex Ferguson te Manchester United. Mirëpo, trajneri ka shpjeguar gjithçka duke thënë se ai e do Interin dhe do të jetë trajner i klubit derisa kontrata e tij të jetë valide.
Category: Futboll
0 Komente