Rusia fiton ndeshjen e parë

dardanmiftari | Saturday, November 14, 2009 | 0 Komente

Diniyar Bilyaletdinov shënoi dy herë për Rusinë Rusia ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Sllovenisë në ndeshjen e parë të barashit, për një vend që çon në Afrikën e Jugut.
Ndeshja e zhvilluar në Luzhniki Stadium i takoi përfaqësueses vendase, e cila nuk nxori edhe rezultat aq të mirë duke llogaritur se ndeshjen tjetër do ta zhvillojë si mysafir. Diniyar Bilyaletdinov kaloi rusët në epërsi, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë (40’), ndërsa i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë (52’). Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Nejc Pecnik shënoi për Slloveninë, për të mbajtur gjallë shpresat e përfaqësueses së tij për përmbysjen e këtij rezultati në ndeshjen e kthimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...