Robben nuk luan kundër Italisë

dardanmiftari | Thursday, November 12, 2009 | 0 Komente

Holanda nuk mund të llogarisë në shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Arjen Robben, në ndeshjen miqësore të të shtunës kundër Italisë.
Që nga lëndimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, Robben ende nuk po arrin të rikuperojë formën e plotë të tij, dhe kjo është arsyeja që ai është tërhequr nga përfaqësuesja. NOS njofton se trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka marrë vendimin se është më mirë që Robben të kthehet në Munih për të pushuar duke qenë se ai ende nuk është i gatshëm për lojë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...