Valencia shpëton Unitedin nga humbja

dardanmiftari | Tuesday, November 03, 2009 | 0 Komente

Michael Owen dhe Evgeni Aldonin luftojnë për top. Skuadra e Manchester United është befasuar nga CSKA Moska në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford, megjithatë Djajtë e Kuq nuk lejuan të mposhten në shtëpinë e tyre, në takimin që përfundoi me rezultat 3-3.
Mysafirët kaluan në epërsi me anë të Alan Dzagoev (25’), ndërsa vendasit barazuan me golin e Michael Owen (29’). Mirëpo pas vetëm dy minutash (31’), rusët sërish kaluan në epërsi me golin e Milos Krasic, dhe me rezultatin 2-1 në favor të mysafirëve përfundoi pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë (47’), CSKA shokoi tifozët e Manchesterit duke shënuar edhe golin e tretë, ndërsa ekzekutues ishte Vasiliy Berezutskiy. Megjithatë, Djajtë nuk lejuan të mposhteshin në kështjellën e tyre duke arritur ta barazonin rezultatin në fund të ndeshjes. Njëherë Paul Scholes ngushtoi epërsinë e mysafirëve (84’), ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt, Luis Antonio Valencia barazoi rezultatin. Ndeshja tjetër e Grupit B, e zhvilluar ndërmjet Besiktasit dhe Wolfsburgut, ka përfunduar me fitoren e gjermanëve me rezultat 3-0. Pas xhiros së katërt, Grupit B i prin Manchester United me dhjetë pikë, ndërsa vendin e dytë e mban Wolfsburgu me shtatë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...