Aragones një hap larg Milanit

dardanmiftari | Tuesday, December 08, 2009 | 0 Komente

Luis Aragones ka qenë një hap afër angazhimit në stolin e trajnerit të Milanit më herët gjatë këtij sezoni, bëjnë të ditur mediat spanjolle.
Marca thotë se Leonardo ishte në prag të shkarkimit pas humbjes 1-0 ndaj Udineses, barazimit pa gola në San Siro kundër Barit dhe humbjes në shtëpi ndaj Zurichut.Braziliani duhej të shkarkohej nëse Atalanta do të mposhtte Milanin, por ai u shpëtua nga një gol i shënuar nga Ronaldinho.Negociatat kishin filluar me ish-trajnerin e kombëtares së Spanjës, Aragones, dhe kishin vazhduar edhe pas barazimit ndaj Atalantas. Por ka qenë fitorja e Milanit në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit ajo që i ka prishur bisedimet dhe ka penguar angazhimin e spanjollit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...