Interi nis bisedimet me Bayernin për Tonin

dardanmiftari | Tuesday, December 08, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Serie A, Interi, raportohet se ka filluar bisedimet me gjigantin gjerman Bayern Munich për të transferuar sulmuesin italian Luca Toni.
Sipas Gazzetta dello Sport, Interi është rikthyer kah Toni pasi është lodhur nga bisedimet me Lazion për sulmuesin Goran Pandev.Maqedonasi mbetet caku kryesor i Interit, por kontrata e tij është ca e komplikuar dhe nuk është e garantuar që presidenti i Lazios, Claudio Lotito, do të pajtohet ta shesë atë në janar.Ndërkohë, Interi ka filluar bisedat me Tonin, por sërish zhvillimet mund të tregohen të pavlera nëse klubi gjerman shkarkon trajnerin Louis van Gaal para afatit kalimtar të janarit. Një trajner tjetër në stolin e ekipit gjerman do të mund të vendoste për mbajtjen e italianit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...