Mourinho: Kundër Rubin kërkojmë vetëm fitore

dardanmiftari | Tuesday, December 08, 2009 | 0 Komente

Në prag të takimit të fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Rubin Kazan, Jose Mourinho, thotë se Interi do të kërkojë vetëm fitore.
Strategu i nerazurëve nuk ka dashur ta zbulojë formacionin me të cilin do të luajë në takimin e nesërm, ndeshje në të cilën Inter duhet ta sigurojë pjesëmarrjen e vet në fazën e ardhshme eliminuese.Fitorja ndaj kampionit të Rusisë sigurisht se i siguron pjesëmarrjen e mëtejme Interit, por ekziston mundësia që kampioni i Serie A të kalojë në fazën e ardhshme edhe me barazim. Megjithatë Mourinho dëshiron vetëm fitore.“Në radhë të parë dëshiroj t’i uroj Rubin Kazan triumfin në kampionatin rus, kampionat i cili nuk është i lehtë dhe ku ka disa ekipe kualitative. Nëse kemi frikë? Nuk kemi kurrfarë frike, ne jemi ekip më i mirë se Rubin dhe presim të fitojmë. Barazim jo, fitore, asgjë tjetër”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...