Barca në finale Kupës së Botës për Klube
Atlante dhe Barcelona janë takuar të mërkurën në stadiumin Sheikh Zayed në Abu Dhabi, për të zhvilluar gjysmëfinalen e dytë në Kupën e Botës për Klube.
Katalunasit kanë arritur ta përmbysin avantazhin e meksikanëve për të fituar me rezultat prej 3-1 dhe për të siguruar finalen. Skuadra meksikane kaloi e para në epërsi, ndërsa realizues ishte Guillermo Rojas (5’). Kampionët e Evropës për klube i riktheu në lojë mbrojtësi Sergio Busquets (35’), pas krosimit nga këndi të Xavit. Porsa u inkuadrua në lojë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, krijoi epërsinë për Blaugranët pas një asistimi të Zlatan Ibrahimovic. Pas një kombinimi të Ibras dhe Iniestas, topi shkoi te Pedro Rodruguez, i cili shënoi golin e tretë për Barcelonën (67’). Në finalen e të shtunës, Barcelona do të ndeshet kundër skuadrës argjentinase, Estudiantes.
Category: Futboll
0 Komente