EL: Bremen fiton thellë ndaj Nacional
Markus Rosenberg ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë të ndeshjes për të ndihmuar Werder Bremenin të shënojë fitore 4-1 ndaj Nacional.
Goli i parë i Rosenberg erdhi në minutën e 31-të të ndeshjes, dy minuta para se të shënojë një gol të ngjashëm, për të çuar gjermanët të qetë në pauzën e ndeshje.Në kërkim të një fitoreje që do të mbante shpresat për vazhdim të mëtejmë në grupin L, ekipi portugez ngushtoi disavantazhin përmes Rúben Micael pas një ore lojë. Por gjermanët shënuan edhe dy gola të tjerë në gjashtë minuat e fundit të ndeshjes, për të vulosur fitoren e lartë. Së pari Marcelo Moreno shënoi në minutën e 84-të, para se Marko Marin të shënojë golin e katërt të vendasve në minutat shtesë të ndeshjes.
Category: Futboll
0 Komente