Milani do t’i ofrojë marrëveshje të re Gattusos
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka zbuluar se Milani do t’i ofrojë marrëveshje të re mesfushorit Gennaro Gattuso.
31-vjeçari italian nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në klub, nën drejtimin e trajnerit të ri Leonardo. Gattuso shumë rrallë fiton rast dhe së fundi është lidhur me një largim nga rosonerët.Por zëvendësëpresidenti i klubit thotë se ata janë të gatshëm t’i ofrojnë marrëveshje të re, me të cilën ai do ta mbyllë karrierën në Milan.“Kurrë nuk e kam bërë këtë më herët, por e kam lutur Rinon të mbetet dhe ta vazhdojë marrëveshjen, ashtu që të mund ta përfundojë karrierën në Milan. Arritëm te një pajtim. Së pari Gattuso duhet të bëhet më i mirë, ndërsa pastaj do të takohemi sërish dhe do të flasim”, ka thënë Gattuso.
Category: Futboll
0 Komente