Ferrara : Më vjen keq për eleminimin
Juventusi sonte është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga skuadra gjermane Bayern Munchen, dhe Ciro Ferrara është shprehur menjëherë pas takimit, i dëshpëruar, deklaratë të cilën mund ta shihni në kohë reale vetëm tek ne.
“Më vjen keq, jo vetëm për veten , por edhe për ambientin, shoqërinë dhe për tifozët. “
“Eliminimi nga ky event ishte tepër i rëndë, shumë i keq. Ne kemi treguar se nuk jemi të aftë të menaxhojmë me situata të caktuara. “
“Treguam se nuk jemi në gjendje për asgjë. Bayerni ishte superior mbi ne duke bërë progress në lojë. Në gjithçka Bayerni ishte superior.”
“A shpaguhet kjo për Serie A? Nuk e di, por Liga e kampionëve është një garë e veçantë me një stimulim të lartë. Nuk dua të kërkoj falje.”
“Paraqitja e lojtarëve të mi ishte katastrofale dhe për ktë arsye Bayerni e meritoi. Bayerni është skuadër e madhe, i dëshiroj suksese më tej.” Deklaroi pas ndeshjes Ciro Ferrara.
Category: Futboll
0 Komente