Atletico në Europa League

dardanmiftari | Tuesday, December 08, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Atleticos, Sergio Aguero, flet me trajnerin Quique Sanchez Flores. Përkundër disfatës prej 3-0 nga Porto, para tifozëve të vet, Atletico Madridi do të jetë skuadra e tretë në Grupin D, që do të thotë se do të luajë në Europa League.
APOEL Nicosia barazoi me rezultat 2-2 përballë Chelseat në Stamford Bridge, mirëpo përkundër pikëve të barabarta me madrilenët, qipriotët eliminohen nga garat evropiane, falë një goli të pësuar në teren vendas nga Atletico. Pas xhiros së gjashtë, nga Grupi D kualifikohen Chelsea dhe Porto, ndërsa Atletico Madridi do të bëjë gara në Europa League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...